PSG fitoi 3-0 kundër Milanit për raundin e tretë në grupin F të Champions League. Me këtë rezultat italianët janë në vështirësi serioze për kalimin më tej. Dueli u hap në minutën e 32 nga Mbappe. Sulmuesi bëri çfarë deshi dhe e la topin pas krahëve të Maignan. Në minutën e 53 ishte Kolo Muani që shënoi pas asistit të Dembele, duke hedhur "në tapet" Milanin. Në fundin e ndeshjes, pikërisht në të 89 minutë Lee Kang shënoi për 3-0. Pas këtij suksesi PSG me gjashtë pikë është në krye të grupit, teksa Milan me dy pikë mban vendin e fundit.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55

    Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?