Ata janë Isaiah dhe Kamoli, një fëmijë dhe një gorillë e vogël. Dy të vegjlit janë takuar në kopshtin zoologjik “Columbus”, në Powell të Ohios.

Duke parë videon mund të gjykojmë se mes tyre ka lindur një simpati e veçantë. Sherry Chute, mamaja e fëmijës, i ka xhiruar teksa dy miqtw luajnë “kukafshehtas” edhe pse ishin të ndarë për arsye sigurie, nga xhami.