SLLOVENI - Lara Colturi ka arritur nje tjetër rezultat fantastik në Botërorin e skive. 18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant. Lara kishte bërë të njëjtën gjë edhe në nëntor, duke u renditur e dyta në garën e Austrisë, por më atë rast në disiplinën Sllallom.
18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive. Ndërkohë në kalendarin e Kupës së Botës, Lara Colturi do të garojë në Sllallom të diel më 5 janar 2025.
Gara e së shtunës në Kranjska Gora
Në të dyja zbritjet e saj në Sllallomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës.
Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë (148 pikë) në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie, si 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq herë numri 1 në botë, Lara Gut Berhami.
Në lidhje me këtë rezultat ka reaguar edhe kreu i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. "Super rezultat. Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski", shkruan Veliaj.
Renditja e Colturit
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka përgëzuar skiatoren Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj.
Lara Colturi, skiatorja e talentuar që garon për Shqipërinë e nis mbarë vitin 2025, duke u renditur e dyta në Kupën e Botës në Ski”,-shkruan Veliaj në rrjetet sociale.
18-vjeçarja italo-shqiptare garon me flamurin kuqezi dhe për herë të parë vendi ynë ia del të lërë gjurmë edhe në këtë disiplinë sportive. Ndërkohë në kalendarin e Kupës së Botës, Lara Colturi do të garojë në Sllallom të diel më 5 janar 2025.
Kryeministri Edi Rama ka përgëzuar skiatorja Lara Colturi, e cila e ngriti sërish flamurin shqiptar në majat e sportit të saj. 18 vjeçarja është renditur e dyta në garën e Sllovenisë duke u ngjitur për herë të parë në podium në disiplinën e Sllallomit Gjigant.
“YLL BOTE
Lara Colturi, skiatorja më e re e finaleve botërore, që ka zgjedhur nënshtetësinë shqiptare dhe garon për Shqipërinë, e nis vitin 2025 në podiumin e fitimtarëve duke u renditur e dyta në një nga finalet më sfiduese të Kupës së Botës”,-shkruan Rama në rrjetet sociale.
Bravo Lara! YOU GO GIRL!!
Përgjigju