VIDEO/ Leao përplaset dhunshëm me Gagliardinin, Milani fiton trofeun 'Berlusconi' pas penalltive

Monza dhe Milan barazuan 1-1 në kohën e rregullt për "Trofeun Berlusconi", me kuqezinjtë e Piolit që u treguan më të saktë dhe fituan për herë të parë këtë trofe, në nder të ish-presidentit të Milanit dhe ish-kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, ndarë nga jeta disa javë më parë në moshën 84-vjeçare.

Në "Brianteo" të Monzës, dueli nuk ishte i qetë edhe pse një trofe mes dy skuadrave që kanë pasur të njëjtin pronar. Ndeshja nisi mirë për Milanin, që kaloi në avantazh me Pulisic në të 29 minutë. Një penallti jo e saktë fillimisht nga amerikani, që me topin e kthyer e dërgoi në rrjetë.

Avantazhi i kuqezinjve zgjati vetëm tre minuta, pasi Colpani në të 32' vendosi ekuilibrat te Monza. Pjesa e parë u mbyll me këto shifra, teksa në të dytën nuk munguan tensionet.

Duhej minuta e 59 e ndeshjes që Gagliardini të ndërhynte keq te Leao, me portugezin që s'i mbajti nervat dhe u kap me duar me mesfushorin e Monzës. Karton i verdhë për dyshen agresive dhe Theon, që më parë kishte pësuar një ndërhyrje të gabuar.

Fundi i 90 minutave prodhoi rezultatin 1-1, teksa nga pika e bardhë e penalltisë ishte Milani më i saktë duke ngritur "Trofeun Berlusconi".

S.Dh/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!

Presidenti Bajram Begaj uron Krishtlindjet nga Mitropolia e Beratit: Ditë e shenjtë që simbolizon paqen, të reflektojmë për vlerat e njerëzimit dhe dashurinë!