Serie A e futbollit është në javën e 19-të. Këtë të shtunë gjithçka nisi me fitoren 2-0 të Veronës kundër Lecces. Në 18:00 Salernitana humbi 0-2 me Napolin, ndërsa në 20:45 Fiorentina humbi 0-1 me Torinon.
Në stadiumin "Marc'Antonio Bentegodi", Hellas Verona fitoi 2-0 me Leccen. Vendasit marrin tri pikë shprese, duke qenë në prag për t'u larguar nga zona e ftohtë e klasifikimit. Në minutën e 40-të, Depaoli kaloi në avantazh Veronën. Në pjesën e dytë, Lazovic në minutën e 54 vendosi qetësinë me golin e dytë dhe të tri pikëve. Verona me këtë fitore shkon në vendin e 18-të me 12 pikë, ndërsa Lecce mbetet me 20 pikë në vendin e 14-të.
Napoli fitoi 0-2 me Salernitanën në transfertë, për javën e 19-të në Serie A. Skuadra e Luciano Spallettit "vret" Serinë A, duke mbajtur kreun e klasifikimit me 50 pikë. Di Lorenzo në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë kaloi Napolin në avantazh, teksa Osimhen në minutën e 48 shënoi golin e dytë. Pas kësaj jave, Napoli me 50 pikë mban vendin e parë, 12 pikë më përpara Milanit. Salernitana me 18 pikë mban vendin e 16-të.
Torino fitoi 0-1 me Fiorentinën në Firenze për javën e 19-të në Serie A. Në stadiumin "Artemio Franchi" vendosi goli i Miranchuk në minutën e 33 të ndeshjes. Asisti i Mërgim Vojvodës ka bërë që Miranchuk të shënojë një gol të bukur nga jashtë zone, duke shtangur Terracianon. Megjithë ndërrimet e shumta, rezultati në fund mbeti i njëjtë. Pas javës së 19-të, Torino mban vendin e shtatë me 26 pikë, teksa Fiore qëndron në vendin e nëntë me 23 pikë.
Serie A - java 19-të:
Verona 2-0 Lecce
18:00 Salernitana 0-2 Napoli
20:45 Fiorentina 0-1 Torino
Renditja: