Steven Gerrard gjatë periudhave të festave ka surprizuar një vajzë e cila vuan nga kanceri.
 
Legjenda e Liverpulit ka shkuar në shtëpinë e Charlie Rimmer, vajzës 12-vjeçare duke e uruar me një përqafim të ngrohtë.
 
Charlie është befasuar dhe lumturuar shumë nga vizita e futbollisitit. Gerrard kishte vetëm një kusht që të futej në shtëpinë e vajzës e cila vuan nga një tumor i rrallë i quajtur DIGP.
 
“Unë nuk futem brenda në qoftë se ka ndonjë tifoz blu”, ka thënë Gerrard me shaka, duke ju referuar rivalitetit të Liverpulit me Everton.





Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com