VIDEO/ Liverpool dhe Real Madrid shënojnë 7 gola, Napoli fiton në transfertë! Champions League dhuron spektakël

Festa e Napolit

Champions League zhvilloi sot dy ndeshjet e radhës për fazën e 1/8 me eliminim direkt. Në përballjet e para, Napoli fitoi 0-2 me Eintracht Frankfurt në Gjermani, teksa Real Madrid përmbysi 2-5 Liverpolin në Angli. Ndeshjet e kthimit do zhvillohen në 15 mars në 21:00.

Në "Deutsche Bank" në Frankurt, Eintracht vendas humbi 0-2 me Napolin. Kryesuesit e Serie A po tregojnë një formë të mirë edhe në Europë, duke fituar në transfertë dhe bërë një hap cilësor për kalimin në fazën çerekfinale. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan nga Osimhen në minutën e 40-të dhe Di Lorenzo në minutën e 65-të. Vlen për t'u theksuar se Kvaratskhelia në minutën e 36 gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në "Anfield Road", Liverpool humbi 2-5 me Real Madrid në një ndeshje spektakolare. Përmbysje, gafa dhe emocione në 90 minutët që në fund nxorën fitimtarë miqtë e Ancelottit. Ndeshja u hap në minutën e 4 nga Nunes për vendasit, teksa Salah dërgoi shifrat në 2-0 pas 14 minutave lojë, kjo edhe falë gafës së Courtois. Real Madrid u zgjua në minutat 21 dhe 36 me Vinicius Junior për dopietën që dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2. Në pjesën e dytë Real Madrid shënoi edhe tre herë të tjera. Militao në minutën e 47 dhe Benzema në minutët 55 dhe 67 bënë përmbysjen e madhe.

Champions League

Eintracht Frankfurt 0-2 Napoli

Liverpool 2-5 Real Madrid

*Ndeshjet e kthimit luhen në 15 mars

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:03
VIDEO/ Napoli 2 gola në Gjermani, italianët bëjnë ligjin edhe në Europë

Në "Deutsche Bank" në Frankurt, Eintracht vendas humbi 0-2 me Napolin. Kryesuesit e Serie A po tregojnë një formë të mirë edhe në Europë, duke fituar në transfertë dhe bërë një hap cilësor për kalimin në fazën çerekfinale. Golat për djemtë e Spallettit u shënuan nga Osimhen në minutën e 40-të dhe Di Lorenzo në minutën e 65-të. Vlen për t'u theksuar se Kvaratskhelia në minutën e 36 gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Ora 23:02
VIDEO/ Real Madrid monumental, 'Galaktikët' përmbysin Liverpoolin në ishull! Gafa dhe 7 gola

Në "Anfield Road", Liverpool humbi 2-5 me Real Madrid në një ndeshje spektakolare. Përmbysje, gafa dhe emocione në 90 minutët që në fund nxorën fitimtarë miqtë e Ancelottit. Ndeshja u hap në minutën e 4 nga Nunes për vendasit, teksa Salah dërgoi shifrat në 2-0 pas 14 minutave lojë, kjo edhe falë gafës së Courtois. Real Madrid u zgjua në minutat 21 dhe 36 me Vinicius Junior për dopietën që dërgoi skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-2. Në pjesën e dytë Real Madrid shënoi edhe tre herë të tjera. Militao në minutën e 47 dhe Benzema në minutët 55 dhe 67 bënë përmbysjen e madhe.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?

×

Lajmi i fundit

Spanja dhe Italia rrezikojnë përjashtimin nga Euro 2024?