Shkëlzen Gashi vazhdon që të shkëlqejë në kampionatin amerikan të futbollit, teksa në ndeshjen e fundit ka shënuar një super gol nga mbi 40 metra.
Sulmuesi realizoi golin e vetëm për Colorado Rapids në ndeshjen e play-offit ndaj Los Angeles Galaxy, pjesë e së cilës është edhe Steven Gerrard duke e dërguar sfidën në shtesë duke fituar edhe me penallti 3-1.
Ky është moment shumë i mirë për sulmuesit kuqezi që vazhdojnë të shënojë nga SHBA në Rusi dhe Rumani.
Tashmë është në dorën e De Biasit nëse do ta ftojë për ndeshjen me Izraelin, pasi në dy ndeshjet e tetorit Gashi nuk ishte pjesë e kombëtares, por pritet përgjigja e analizave, pasi lojtari ka pësuar një dëmtim.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO