Kompozitori dhe  pianisti i njohur italian, Ludovico Einaudi ka performuar një koncert historik në akullnajat e Polit të Veriut. Artisiti ka luajtuar në piano pjesën e quajtur ‘’elegji për arktikun’’ mbi një skenë të improvizuar mbi akuj, si formë ndërgjëgjësuese rreth rëndësisë së natyrës.

Ndryshimet klimaterike të shkaktuara nga aktiviteti i pakontrolluar njerëzor janë duke shkatërruar mjedisin unik pa lënë jashtë edhe arktikun. Performanca fantastike miksohet edhe me zhurmën që rënia e copave të akujve krijon në sfond.

‘’Unë mund të shoh pastërtinë dhe brishtësinë e kësaj zone me sytë e mi dhe të interpretpj këngën që kam shkruar të luhet në skenën më të mirë në botë. Është e rëndësishme që ne të kuptojmë rëndësinë e arktikut dhe të ndalim procesin e shkatërrimit të tij’’, është shprehur artisti.