VIDEO/ Lufta në Ukrainë, brenda shkollave në stacionet e metros në Kharkiv

Në qytetin Kharkiv të Ukrainës, ku sulmet me raketa janë të përditshme, jeta vazhdon nën kërcënimin e luftës. Me vendimin e autoriteteve për të ndaluar mësimin në ndërtesat e shkollave për shkak të rrezikut nga bombardimet, një zgjidhje e re ka marrë formë: shkollat e vendosura në stacionet e metrosë.

Gjashtë shkolla në stacionet kryesore të metrosë ‘strehojnë’ çdo ditë rreth 4,800 nxënës, duke siguruar që mësimi të vazhdojë edhe në këto kushte të vështira. Media ‘Sky News’ ishte në një nga këto shkolla me klasa të ndritshme dhe të dekoruara me ngjyra të gëzueshme, që pret nxënësit në një ambient të pazakontë. Mësuesit, kujdesen jo vetëm për mësimin, por edhe për sigurinë dhe mirëqenien psikologjike të nxënësve.

"Fillimisht, fëmijët ishin të hutuar duke studiuar këtu, por ndërveprimi me njëri-tjetrin dhe me mësuesit i ndihmoi ata të përshtateshin," më tha Iryna Tarasenko nga departamenti i arsimit në Kharkiv.

Megjithëse mësimi nën tokë është një zgjidhje e domosdoshme, mbajtja e fëmijëve për periudha të gjata në këto kushte ngre shqetësime shëndetësore. Neurologët dhe specialistët monitorojnë gjendjen fizike dhe emocionale të nxënësve, duke raportuar nivele të larta stresi për shkak të situatës së luftës.

"Këta fëmijë jetojnë në një gjendje të vazhdueshme tensioni dhe trauma që mund të lërë pasoja afatgjata," thotë neurologu Dmytro Mitelyov. 

Pasi dita e mësimit përfundon, nxënësit ngjiten në sipërfaqe për t'u kthyer në shtëpi. Udhëtimi për në shtëpi shpesh përfshin ndalesa pranë strehëve, për shkak të alarmit të sulmeve ajrore.

Megjithatë, në këto momente të vështira, fëmijët gjejnë momente për t’u gëzuar, si lojërat me topa bore.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore