Rusia kryen sulm masiv në Odesa, teksa mijëra ukrainas mbesin pa ngrohje
Zjarrfikësit duke shuar zjarrin pas sulmit masiv rus në Odesa
Rusia ka kryer një sulm masiv me dronë në qytetin-port ukrainas të Odesës, duke vrarë një grua dhe duke plagosur dhjetë të tjerë, përfshirë një djalë 9-vjeçar, thanë autoritetet më 15 nëntor.
Si pasojë e sulmeve, mijëra ukrainas kanë mbetur pa ngrohje qendrore, tha guvernatori rajonal, Oleh Kiper.
Kiper tha se një ndërtesë banimi në qendër të qytetit është shkatërruar plotësisht, ndërkaq disa ndërtesa të tjera banimi dhe dhjetëra makina janë dëmtuar. Ai tha po ashtu se linja kryesore për furnizim me ngrohje është goditur, duke detyruar autoritetet që ta ndalin furnizimin me ngrohje për afër 40.000 konsumatorë.
Po ashtu, sipas guvernatorit të Odesës, një maternitet, katër shkolla dhe shtatë çerdhe kanë mbetur pa ngrohje.
Ndërkaq, kryetari i Odesës, Hannadiy Trukhanov, tha se qyteti është goditur nga “një sulm i kombinuar masiv”.
Rusia, që ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, vazhdimisht sulmon infrastrukturën civile dhe energjetike të Ukrainës. Edhe në dimrat paraprak, sulmet e Moskës kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe ngrohje në Ukrainë./ REL
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Dhjetor, 15:03
Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?
-
Të drejtë
81.3%
-
Të gabuar
13.5%
-
Nuk e di
5.2%
Vota total: 5535
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
22 Dhjetor, 21:59
-
Kryeministri sllovak Fico takon Putinin, në një vizitë të rrallë nga një udhëheqës i BE-së në Moskë
22 Dhjetor, 21:25
-
Sulmi me dron në Kazan, Putin kërcënon sërish Ukrainën: Do përballen me shkatërrime më të mëdha ata që përpiqen të shkatërrojnë diçka në vendin tonë
22 Dhjetor, 16:45
-
Prag Krishtlindjesh, Papa Françesku bën thirrje për armëpushim në Gaza dhe Ukrainë
22 Dhjetor, 15:32
-
Dronët godasin ndërtesa të larta në Kazan të Rusisë
21 Dhjetor, 21:07
-
Ukraina godet me dronë në thellësi të territorit rus
21 Dhjetor, 15:40
-
Dëmtimi i Ambasadës së Shqipërisë në Ukrainë, SHBA dënon sulmin me raketa të Rusisë
21 Dhjetor, 09:40
-
Sulmi ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, Majko zbulon mesazhin e koduar rus për Shqipërinë: Ata nuk bëjnë asgjë gabimisht
20 Dhjetor, 19:20
-
Kryeministri i Sllovakisë kërcënon Zelenskyn: Na lësho gazin rus ose do kemi konflikt serioz
20 Dhjetor, 18:30
-
Trump trysni për një marrëveshje që i jep fund luftës Rusi-Ukrainë
20 Dhjetor, 16:16
-
Sulmet me raketa ruse dëmtojnë ambasadën shqiptare në Kiev! Reagon Tirana: Brutale! Hasani thërret ambasadorin rus, i shpreh protestën e qeverisë shqiptare (VIDEO+FOTO)
20 Dhjetor, 14:50
-
Lufta/ Bombardohet Kievi, 5 raketa bien në lagjet e kryeqytetit! Rusia: Sulmuam zyrat e shërbimit sekret ukrainas
20 Dhjetor, 12:44