Shpërthime në Kiev pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë

Shpërthime në Kiev pas sulmeve ruse me raketa dhe dronë

Kiev, Ukrainë

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, ka raportuar shpërthime në qytet, teksa kryeqyteti ukrainas u përball edhe me një sulm të ri rus me raketa dhe dronë më 13 nëntor.

“Më shumë dronë po hyjnë në kryeqytet. Rreziku nga raketat vazhdon. Mos dilni nga strehimoret”, shkroi Klitschko në Telegram.

Forcat ajrore ukrainase paralajmëruan më herët se një tufë dronësh dhe raketash ruse ishin nisur drejt Kievit dhe lëshuan alarmin për sulme ajrore në mbarë shtetin.

“[Presidenti rus, Vladimir] Putin aktualisht po kryen sulme me raketa ndaj Kievit”, shkroi në Telegram, Andriy Yermak, shefi i stafit i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Rusia, që ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës më 2022, javëve të fundit ka intensifikuar sulmet ndaj qyteteve ukrainase.

Sulmet e fundit ruse kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturën civile dhe të energjisë, teksa ukrainasit po përgatiten edhe për një dimër në kohën kur lufta po vazhdon./ REL

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve