Për raundin e pestë në Champions League, Crvena Zvezda surprizoi dhe mposhti 5-1 Stuttgartin në Beograd. Klima nuk ka qenë e mirë mes tifozëve, me serbët që kanë sulmuar gjermanët.
Tifozët e Stuttgart kishin mbërritur më herët në Beograd ishin duke qëndruar në kafenetë e kryeqytetit serb, ku më pas u sulmuan nga anëtarët e grupit të tifozëve ‘Delije’ të Crvena zvezdas.
Sipas informacioneve, një nga tifozët e Stuttgartit është plagosur rëndë pas konfliktit. Klubi gjerman i kishte paralajmëruar fansat e tyre për ‘Delije’, duke i quajtur banditë dhe anëtarë të organizatave kriminale.
Bologna - Lille
Përleshje mes tifozëve ka pasur edhe në Bologna, ku vendasit humbën 1-2 nga francezët e Lille. Sipas medieve në Itali, 80 tifozë italianë sulmuan 30 prej miqve nga Franca. Raportohet se tre tifozë të Lille përfunduan në Poliklinikën 'Sant'Orsola' me plagë të lehta.
Video nga përleshja në Beograd
27/11/2024, FK Crvena Zvezda???????? - VfB Stuttgart????????. Delije (Zvezda) attacked Stuttgart fans in Belgrade. About 30 Delije and about 40-50 Stuttgart, win Delije. pic.twitter.com/GarxutHDZJ
— ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????? (@thecasualultra) November 27, 2024
Another video of Crvena Zvezda???????? - VfB Stuttgart???????? in Belgrade today pic.twitter.com/JBVpdHvO0Z
— ???????????????????????? ???????????????????? ???????????????????????????????? (@thecasualultra) November 27, 2024