VIDEO/ Askush s'u beson syve, penalltia skandaloze që u dha në Ligën e Kampioneve

Penalltia e akorduar dhe arbitri Mykola Balakin

Kampionët e Gjermanisë, Bayer Leverkusen fitoi 5-0 kundër Salzburgut në raundin e pestë në Champions League. Ishin minutat e para të ndeshjes kur arbitri ukrainas Mykola Balakin vendosi të akordonte penallti të diskutueshme për vendasit, që u kthye në gol nga Uirtz.

Patrik Schick gjuajti drejt portës, topi goditi këmbën e mbrojtësit Samson Baidoo, më pas u përplas në bërrylin e tij dhe ukrainasi tregoi një goditje nga pika e bardhë. Për ta bërë më skandaloz këtë vendim, sërish arbitri i qëndroi vendimit për penallti edhe pas konsultimit me VAR.

Sipas rregullores, në të tilla raste kur topi prek më parë në trup dhe më pas në dorë brenda zonës, nuk konsiderohet penallti. Video e momentit është e komentuar nga tifozët.

 

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen

Iraku drejt legalizimit të abuzimit seksual ndaj të miturve, parlamenti diskuton ligjin që mund të detyrojë 9-vjeçaret të martohen