Në 'Olimpico', vendasit e Romës fituan 4-0 kundër Fiorentinës duke bërë që ekipit vjollcë t'i riktheheshin makthet e sezonit të shkuar. Heroi i vendasve ishte sulmuesi holandez, Donyell Malen, autor i tre golave për të tijtë. Duhej minuta e 27-të që vendasit të zhbllokonin ndeshjen, pikërisht me golin e Malen. Pjesa e parë u mbyll 1-0, ndërsa Malen u kujdes që të shënonte edhe dy herë në fillimin e pjesës së dytë, konkretisht në minutat 52 dhe 60-të. Paçka se në fushë kishte emra si Joao Mario, Fagioli, Mastantuono, Kean apo Brescianini, ekipi i Fabio Grossos u duk 'i fikur', aq sa pësoi edhe golin e katërt me autor Nicolo Pisilli katër minuta përpara fundit të ndeshjes. Vlen për t'u theksuar se në të tre golat e Malen asistoi Dybala.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Roma fiton me 'poker' ndaj Fiorentinës, Malen tre gola! Lazio merr tri pikë në Serie A falë Frattesit


S.Dh/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?
  • Sondazhi i ditës: 24 Gusht, 21:21

    Si ju duket plani i qeverisjes i paraqitur në Pogradec nga Rama?