Faza parasezonale e Manchester City-t nis me këmbën e gabuar. Skuadra kampione e Premier League, aktualisht e angazhuar në një turne në Shtetet e Bashkuara, gjatë natës luajti miqësoren e parë amerikane kundër Celtic, duke pësuar humbje 3-4.
Sigurisht që këto janë teste miqësore, por ajo që ishte veçanërisht befasuese në kuptimin negativ ka të bëjë me numrin e madh të golave të pësuar nga “Qytetarët”. Kampionët e Anglisë nuk kishin pësuar 4 gola në ndeshje zyrtare apo miqësore që nga 27 shtatori 2020.
Në këtë datë ata janë mposhtur 2-5 në Premier League nga Leicester City.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Komento
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)