MAT-Sekuestrohen 7,2 kilogramë kanabis në një kullë të braktisur në njësinë Administrative Baz, në fshatin "Lek Hot", Mat.
 
Në brendësi të banesës dykatëshe është gjetur një sasi lënde narkotike në formë boçe si dhe disa bimë, degë e kërcej në proces tharjeje.
 
Ky operacion u zhvillua në zbatim të planit të masave për evidentimin dhe goditjen e sigurimit të farërave për kultivimin e bimëve narkotike.
 
Lënda dhe bimët narkotike janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale ndërsa vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët e implikuar në këtë veprimtari të paligjshme.

droge mat

droge mat

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com