Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar ashpër pas tensioneve në Këshillin Bashkiak të Himarës, ku mbështetësit e Fredi Belerit tentuan të bllokonin mbledhjen, ndërsa një prej tyre pështyu edhe prefektin e qarkut të Vlorës, Vangjel Tavo.
Në një video në rrjetet sociale, deputeti socialist i bën thirrje agjencive ligjzbatuese që të veprojnë sipas ligjit, pasi personi në fjalë ka fyer dhe sulmuar një zyrtar të shtetit shqiptar.
"Vangjel Tavo nuk ishte një qytetar i zakonshëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Ishte atje si prefekti i qarkut të Vlorës nën juridiksionin e të cilit është edhe bashkia shqiptare e Himarës. Pra ishte atje si përfaqësues i shtetit shqiptar. Ky akti i këtij pisit që duket në video që sulmon pështyn, sulmon e fyen një zyrtar të shtetit shqiptar, duhet të marrë një përgjigje të qartë e të merituar, siç ligji e parashikon", thotë Braçe.
Braçe thotë se kjo situatë duhet të marrë fund me këta persona që pretendojnë se kanë fituar imunitet se kanë nga pas Greqinë, ndërsa thekson se çdo rast që cenon shtetit shqiptar, simbolet dhe zyrtarët e vendit tonë duhet të marrë ndëshkimin që meriton sipas ligjit.
“Agjencitë ligjzbatuese të këtij shteti ose t’i dalin për Zot shtetit shqiptar dhe zyrtarëve ose ta lëshojnë atë territor si territor të këtyre horrave, pisave që duket sikur kanë fituar imunitetin sepse i mbron Greqia. Kjo gjë duhet të marrë fund me çdo horr që cenon shtetin shqiptar, simbolet dhe zyrtarët e shtetit shqiptar”– shprehet ndër të tjera Braçe.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Himarës u zhvillua mes tensioneve. Blerina Bala u komandua si drejtuese e Himarës. Ajo mori 15 vota pro, mes tyre edhe 6 vota nga opozita.
SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
5 Shkurt, 10:32
Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?
-
Shumë
26.9%
-
Pak
60.6%
-
Nuk e di
12.4%
Vota total: 1199
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tase: Fuqizim i aftësive digjitale të qytetarëve, forcim i rezistencës ndaj ‘dezinformimit’
4 Shkurt, 16:45
-
Zgjedhjet/ Rama mbledh të deleguarit për qarkun e Tiranës, ja porositë
3 Shkurt, 22:58
-
PD në Athinë me diasporën: Regjistrohuni për të votuar! Opozita merr shënime nga Fredi Beleri, i dënuar për blerje votash
2 Shkurt, 14:25
-
Beleri e Dule ndalohen të takojnë Metën në burg, Blushi sulmon SPAK: Shkel ligjin, vegël e Ramës! Prokuroria e Posaçme për Report Tv: S’bënë kërkesë
31 Janar, 15:16
-
VIDEOLAJM/ 'Rroftë çamëria’, qytetarët nuk ‘kursejnë’ Mitsotakis: Poshtë Beleri
30 Janar, 15:02
-
Homazhet për Kryepeshkopin e ndjerë Anastas Janullatos, merr pjesë edhe Fredi Beleri (VIDEO)
30 Janar, 10:57
-
Zgjedhjet/ Braçe nis punën tek njësia 5, thirrje qytetarëve t’i bashkohen: Betejë për fitore
28 Janar, 09:55
-
Zgjedhjet/ Rama prezanton Braçen në njësinë 5, porosi për votën e diasporës: Duhet të përmbushim objektivat! Mbledh edhe delegatët e Tiranës
27 Janar, 16:31
-
Propozimi i PD për Diasporën, Braçe i prerë: Jo, s’mund të votohet me dokumente të huaja për Shqipërinë! Nuk ndodh kurrkund, është fyerje
24 Janar, 22:12
-
Përplasje në Komisionin e Ekonomisë, Braçe kundërshton favorin fiskal për hotelet me 4 dhe 5 yje të propozuar nga Blendi Klosi
22 Janar, 11:52
-
“Qytetarët po paguajnë më shumë sigurimin e makinave!” Braçe: AMF të vijë të japë sqarime në Kuvend!
21 Janar, 15:32
-
Komisioni i Ekonomisë, rregullorja e re për sigurimin e mjeteve të detyrueshme, Braçe: Qytetarët po përballen me rritje çmimesh! Shoqatat e sigurimit të japin shpjegime
21 Janar, 10:57
Pas kryerjes së dënimit, deportojini në Greqi këta horra.
PërgjigjuKy Grekafon duhej të arrestohet me një herë sipas ligjeve Shqiptare që ka ofenduar një zyrtarë të lartë të shtetit Shqiptar!
PërgjigjuMos i lini horrat të pështyjnë grekët.
Përgjigju