Mbrëmje poetike e paharrueshme! Aktorët më të mirë të teatrit shqiptar interpretojnë në Vlorë poezitë e Ali Asllanit

 Mbrëmje poetike e paharrueshme! Aktorët më të mirë të teatrit shqiptar interpretojnë në Vlorë poezitë e Ali Asllanit

Nën tingujt e muzikës, vargjet e poetit të dashurisë, Ali Asllani erdhën më bukur se kurrë në skenën e teatrit “Petro Marko”.

Poezitë u interpretuan nga aktorët e njohur Yllka Mujo, Viktor Zhusti, Rozeta Feri dhe Artan Islami. Në piano Aulon Naçi, shoqëruar nga  kuarteti i harqeve dhe sopranoja Suada Gjergji.

Nëpërmjet vargjeve, natyrës dhe zemrës, Ali Asllani sjell përshkrimin e shpirtit të Kombit. Një poet sa kompleks, aq edhe i thjeshtë. Sensi i humorit dhe ironia e hollë e bëjnë poezinë e tij të veçantë dhe autentike.

“Ali Asllani e ka shenjuar historinë e Vlorës, e ka dashur Vlorën si Ai! E ka ngritur në piedestal figurën e gruas”, tha Rozeta Feri, aktore dhe njeherësh organizatore e këtij eventi.

“Ajo që nuk thuhet shpesh për Ali Asllanin është lirizmi dhe erosi”, tha Driada Dervishi, regjisore.

Viktor Zhusti shprehet se “mbrëmjen e së enjtes festuam në Vlorë, në vendin që e ka frymëzuar poetin”.  Ndërsa Yllka Mujo e krahason poezinë e tij me ujin e burimit.

Mbrëmja poetike “Ah ky mall, ky mall i çmendur!” kushtuar poetit dhe intelektualit të njohur vlonjat të viteve ’20-’30 në shek. XX, u ndoq me interes nga artdashësit që duartrotikën çdo performancë të artistëve.

Mbështetës i zjarrtë i Ismail Qemalit, Ali Asllani ka qene bashkëthemelues i shtetit shqiptar, diplomat karriere, kryebashkiak i qytetit të Vlorës për shumë vite dhe ndër themeluesit e parë të  Lidhjes së Shkrimtarëve.

R.D/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?



×

Lajmi i fundit

Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend

Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend