VIDEO me dron/ Saranda ‘gumëzhin’ nga turistët, kroçerja nga SHBA mbërrin në port! Rama: Krenar, 59% më shumë vizitorë se vjet

Saranda sot gumëzhin nga turistët e huaj. 2245 turistë ditor kanë zbritur nga Norwegian Star, krocerja e parë që mbërrin në Sarandë për këtë vit. Edhe kryeministri Edi Rama e ka përshëndetur këtë ogur të mirë për turizmin ndërsa ka shtuar se deri në mars ka 59% më shumë vizitorë se vjet. 

E nisur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Norwegian Star ka sjell në Sarandë kryesisht turist amerikan dhe kanadez.

Edhe pse kanë pak orë në dispozicion për të vizituar atraksionet turistike, turistët tregojnë se janë të mahnitur nga bukuria e qytetit. Dhe nuk e përjashtojnë një tjetër për ta vizituar me më shumë kohë në dispozicion.

Në vitet e fundit Saranda ka përfituar rreth 4000 turist ditor në javë falë vizitave të krocierave të mëdha. Norwegian Star mbërriti nga Spliti i Kroacisë , për të qëndruar pak orë në Sarandë. Ndërsa për javët e ardhme në Portin e Sarandës janë edhe 5 rezervime të tjera nga anije të përmasave të tilla.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:07
Rama ndan fotot nga kroçerja që ka mbërritur në Sarandë: Kemi mikpritur mbi 59% më shumë mysafirë se vjet

 

Kryeministri Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale ku duket kroçerja nga SHBA me turistë në huaj në port. Rama shkruan se këtë vit deri në mars kemi patur 59%  më tepër turist se vjet.

“Norwegian Star Cruise me rreth 2200 turistë në bord, kryesisht amerikanë, ka mbërritur sot në Sarandë

Shqipëria ka mikpritur mbi milionë vizitorë të huaj deri në mars, plot 59% më shumë se në vitin 2022

#VetëmPërpara

#KurrëMëMbrapa

#KrenarpërPS”- shkroi ai.

 
SI.E./K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 19/04/2023 15:30

    Ke te drejte gumezhin krocera se ne qytete ska njerez sepse ti dhe ata parardhesit e tu i larguat nga vendi deri sa ta shpopullarizoni ne total o anti Shqiptar te ndyre , shpresoj qe te vij nje qeveri dhe te gjithe ata qe kane drejtuar cendin te dalin para gjyqit dhe te degradohen me soj e sorollop o plera te pafytyre

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura

Itali/ ‘Skifter’ dhe shpërndarës droge, në pranga 39-vjeçari shqiptar! I gjenden armë, kokainë, hashash, valutë, pajisje dhe materiale të vjedhura