SHBA, Pennsylvania - Mëngjesin e sotëm me orën në Shqipëri, Philadelphia Union dhe Inter Miami barazuan 2-2 në MLS, elitën e futbollit në SHBA. Ndeshja nisi më mirë për vendasit të cilët shënuan pas vetëm 11 minutave lojë me Vassilev.
Miqtë nga Florida 'u zgjuan' dhe përmbysën ndeshjen në harkun e pesë minutave. Një asist nga Suarez u kthye në gol nga Pinter në minutën e 21, ndërsa në minutën e 26-të Lionel Messi përmbysi ndeshjen me një gol shumë të bukur nga brenda zonës.
'Pleshti' shmangu disa rivalë dhe pasi krijoi hapësirën e duhur goditi portën duke e lënë të palëvizur gardianin Blake. Pas golit Messi u pa i prekur duke ngritur duart drejt qiellit si dedikim për të atin i cili u nda nga jeta më 7 gusht në moshën 68-vjeçare.
Në fraksionin e dytë Pierre barazoi për vendasit duke bërë që të dyja skuadat të ndanin nga një pikë.










Komente
Komento