Video me hashash, emigranti nxjerr blof Berishën: Ç’faj kam unë se nëna më ka bërë në Vlorë
Një emigrant shqiptar, që jeton në Itali denoncoi se video që ka publikuar Berisha më 1 korrik për kanabis në Vlorë është false, pasi video është regjistruar prej tij në një qytet italian, ku kanabisi është mbjellë për qëllime mjekësore.
Pamjet e publikuara nga Italia nga ‘DJ Liku’
Një emigrant shqiptar, që jeton në Itali denoncoi në “Fiks Fare” se video që ka publikuar Berisha më 1 korrik për kanabis në Vlorë është false, pasi video është regjistruar prej tij në një qytet italian, ku kanabisi është mbjellë për qëllime mjekësore.
Emigranti shqiptar, i cili është prezantuar si DJ Liku, tregon se video është regjistruar më 10 qershor të këtij viti në qytetin e Rekanatit, pranë Ankonës. Sipas tij, video është regjistruar pranë një rruge, ku kalon shpesh. Më pas, videon ia ka kaluar një miku të tij, duke i thënë me shaka se “shiko si ka plasur hashashi”.
DJ Liku thotë për Fiks Fare se më vonë i kanë thënë se kjo video është publikuar nga Sali Berisha në “Facebook”. Ai shpjegon se sipas gojëdhënave, video ka kaluar dorë më dorë deri te Luçiano Boçi dhe më pas e ka publikuar Berisha. Por, ai vë në dukje se në asnjë moment nuk ka përmendur se video është në Shqipëri. Madje ka bërë edhe një video të dytë për të treguar se regjistrimi është në Itali, ndërkohë që e ka kontaktuar dhe policia shqiptare për sqarime.
“Unë e kam bërë këtë video për shokun tim dhe nuk e kuptoj pse Berisha ka thënë që është hashash në Vlorë, por mbase nga dialekti im vlonjat. Por ç’faj kam unë se nëna më ka bërë në Vlorë”, tha DJ Liku për Fiks Fare. Ai shpjegoi të gjitha këto sqarime i ka dhënë edhe për policinë shqiptare dhe nëse nuk besojnë, parcela me kanabis ndodhet vetëm pesë minuta larg shtëpisë së tij dhe mund të dërgojë atje këdo që ka dyshime.
Por, ai habitet me faktin sesi këto video publikohen pa u konfirmuar dhe keqintepretohen për qëllime politike, duke shpjeguar se filmimi dhe shpërndarja te miqtë e tij nuk ka qenë dashakeqëse, pavarësisht se ajo ka rënë në dorë të politikanëve dhe është publikuar sikur regjistrimi është bërë në zonën e Vlorës./ Top Channel
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43.1%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 4243
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Beqiri paralajmëron dosje të tjera të ‘nxehta’ për Berishën: Së shpejti edhe 7 ‘Partizanë’ të tjerë, KQZ duhet t’ia hiqte mandatin! Ahmetaj, kriminel që kërkon azil
28 Janar, 19:35
-
Beqiri: Për '21 Janarin' ka prova të reja, Berisha urdhëroi krimin, çoi truprojën me 300 mijë euro te familja e Hekuran Dedës që t’i blinte heshtjen! Merkoçi: Të hetohen të gjithë
28 Janar, 18:44
-
Berisha: Balluku mori 50 mln euro nga Tuneli i Llogarasë, i diktoi kompanisë turke ofertën! Njofton protestën e radhës
28 Janar, 15:25
-
'Protesta e PD-së nuk ka lidhje me mosbindjen civile', Kikia: Primaret pa standard, pasi mungon kultura demokratike! Opozita nuk ka një skuadër të gatshme për të qeverisur
28 Janar, 13:53
-
Afera Partizani/ Ngjela për Report Tv: Berisha e dhëndri do dënohen, u sekuestrojnë edhe pronat! SPAK nuk preket, krijesë e SHBA
27 Janar, 19:17
-
Ilir Demalia: Fort i (pa) nderuari Sali Berisha, kam një sfidë publike për ty
27 Janar, 19:09
-
Jakin Marena: ‘Shkrehja’ e PD, pse demokratët ndjehen në turp që kanë Berishën kryetar
27 Janar, 18:34
-
Krijimi i Bankës Shtetërore për Zhvillim, kundërshtitë mes Tabakut dhe Berishës
27 Janar, 17:43
-
DOSJA K/ Si i zhgënjeu Sali Berisha të përndjekurit politikë (VIDEO)
27 Janar, 17:20
-
VIDEO/ Të përndjekurit politikë, mashtrimet e Berishës në 34 vjet! Nga konferenca e 13 gushtit 1992, tek greva e urisë së vitit 2012
27 Janar, 17:07
-
Dorëheqje për primaret? Berisha refuzohet nga krerët e degëve! Në Gjermani 'nuk gjen kohë' për emigrantët
27 Janar, 15:37
-
Përçarja për Primaret në PD, Berisha e pranon: Ka debate, por duhet zbatuar Statuti, s’e vendos unë! Gjyqtari i ndërruar për Salianjin, militant i PS
27 Janar, 13:17
Po edhe ju te PD ma trapa nga ju nuk ka , tha mire Balla shejtan budalla...
PërgjigjuNa dhjeve qe me mgjez se qedhuri o Xhevahir djali .ai thot ujku ti thua gjurmet po mbron PLAKUN MATUF KRYETARIN E REP. SE LAZARATIT SALI PALLAVESHUN .
PërgjigjuNa dhive se qeshuri o XHEVAHIR ai thot ujku ti thua gjurmat po mbron Plakun matuf te rep . SE LAZARATIT SALI NGATRRESTARIN .
PërgjigjuKy emigranti qeka antar grupit te strukturuar Tahir-Balili te ashashit made in albania Po ky karafili emigrant qeka pa tru FARE DIHET PARCELAT E KANABISIT ME PERDORIM SHTETEROR NE VLORE VETE KRYEMINISTRI YNE E KA TE NEVOJSHME TE THITHE ASHASH
Përgjigju