VIDEO/ 'Më shumë kishte policë se protestues', mbështetësi i 'zjarrtë' i Berishës i zhgënjyer: Kështu do ta rrëzojmë Ramën ne?

Ilir Vrenozi, i njohur si një nga militantët më aktivë të opozitës dhe mbështetës i Sali Berishës, është zhgënjyer nga protesta e djeshme.

Në një video të ndarë në rrjetet sociale, ai shprehet se në protestën e thirrur dje nga opozita jashtë Kuvendit, më shumë kishte policë sesa protestues.

Madje ai i drejtohet demokratëve “kështu do e rrëzojmë Ramën ne?”.

“Më shumë ka policë sesa protestues, kështu do e rrëzojmë Ramën ne? Më shumë ka policë, bëra 200 km për të ardhur dy orë këtu dhe për të ikur prapë, ja, më thoni.Kemi 12 vite rrugëve, do rrimë edhe 12 vite po vazhduam kështu. Kjo është nuk e di”-shprehet ai.

 

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Alibeaj iku nga grupi PD, çfarë duhet të bëjnë deputetët e tjerë pro Bashës?



×

Lajmi i fundit

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut

'Spanjës t'i 'lexojmë' lojën', Ivan Balliu: Po u sollën mirë, i ftojmë në plazhet e jugut