Francesca Lollobrigida i siguroi dy medalje të arta Italisë në Olimpiadën Dimërore 'Milano Cortina 2026', me 36-vjeçaren që fitoi në patinazhin e shpejtësisë në 3 mijë dhe 5 mijë metra distancë.

Fitorja e saj shënoi medaljen e parë olimpike të Italisë në garën 5000 metra për femra, por sërish për të në rrjet nuk munguan ofendimet. Pas fitores së disa ditëve më parë në 3 mijë metra, Francesca festoi me të birin 2-vjeçar, që siç zbulon ajo kishte një javë pa e parë.

Vogëlushi tregoi gjithë dashurinë e tij, ndërsa shumë e quajtën si të 'papërballueshëm' për energjinë që përcillte. Megjithatë të shumta ishin edhe kritikat, që sipas sportistes ishin të pamenduara për një 2-vjeçar.

"Më lënduan të gjitha komentet e pakëndshme. Isha shumë spontane, doja ta përqafoja sepse nuk e kisha parë prej një jave. Pastaj ai donte mamin e tij. U zhgënjeva nga komentet, veçanërisht nga gratë, sepse duhet të inkurajonim njëra-tjetrën. Disa e quajtën djalin tim të pasjellshëm. Më thuaj çfarë të duash, por jo për një 2-vjeçar", kështu komentoi Francesca Lollobrigida pas kritikave që mori në rrjetet sociale për festimet dhe intervistat me të birin pasi ajo fitoi medaljen e artë në 3000 metrat e patinazhit të shpejtësisë në Lojërat Olimpike Dimërore.


Lajmi kryesor:

'Milano Cortina'/ Francesca Lollobrigida i jep dy medalje ari Italisë, Gjermania dominon në Lugen ekipore! Norvegjia prin 'të artat'