Në stadiumin "via del Mare" Leçe ia doli të merrte tri pikë kundër Monzës, duke fituar 2-1 dhe lënë kundërshtarët në vendin e parafundit. Vetëm tre minuta iu deshën Leçes për golin e avantazhit. Medon Berisha dha pasimin final për Morente, i cili e ndali në rrjetë. Asist i mrekullueshëm nga mesfushori i Kombëtares. Më pas Leçe humbi penallti me Krstovic, para se Monza të barazonte me autogolin e Dorgu. Në fundin e pjesës së parë Krstovic korrigjoi gabimin dhe shënoi golin e dytë për Leçen, që në fund rezultoi me vlerën e tri pikëve. Në minutën e 55-të të ndeshjes në lojë u fut edhe Ylber Ramadani për vendasit. Leçe shkon në kuotën e 16 pikëve, ndërsa Monza mbetet në vendin e parafundit me 10 pikë.