VIDEO/ Mes Gjinos, plehrës së çmendur dhe gangsterit…

Ka pasur një shqetësim të madh mbrëmjen e së enjtes nga disa gazetarë rreth retorikës së Kryeministrit këtë fushatë. Edi Rama është kryqëzuar në panelin e ‘Open’ për faktin se ai përdor ironinë dhe sarkazmën karshi kundërshtarit politik. Shqetësimi i të pranishëmve erdhi pasi kreu i PS e ka cilësuar Lulzim Bashën si dhëndrin Gjino, i cili udhëheq opozitën me kërkesë të shkesëve Berisha, Meta dhe Krymadhi.

Paralelisht me këtë ‘problem’ të ngritur nga gazetarët përballë Edi Ramës, rivali i tij ankohej te Blendi Fevziu se ndihej i dhunuar nga retorika e kryeministrit. Siç tha Basha, atij po i monitorojnë edhe orarin e gjumit, duke u shprehur kështu i fyer për ‘talljet’ e kryesocialistit.

Në një studio të tretë ndërkohë, Ilir Meta vijonte fjalimet e tij të njohura prej vitesh. Kreu i shtetit nuk i kurseu as këtë herë akuzat më të rënda të mundshme ndaj ambasadorëve duke i cilësuar si horra në krye të të cilëve qëndron krye-gangsteri Edi Rama.

Sa i përket rastit të djeshëm të presidentit, këto deklarata nuk janë asgjë më tepër sesa përsëritje e asaj se si e njeh tashmë populli Ilir Metën. Pra një përforcim i mozaikut që Presidenti ka krijuar për veten e tij në raport me të tjerët, për të dhënë idenë se është i fortë dhe shantazhues, pavarësisht se drejton një zyrë me 10 vetë staf.

Por rasti i Bashës e tejkalon hipokrizinë. Kandidati për kryeministër u ankua pse i tallin flokët, veshjen apo orarin e gjumit. Konkretisht Basha u shpreh dje se: “Rama është kthyer në një satelit, merret me fushatën time, me programin, me veshjen time, me flokët, madje më monitoron dhe orarin e gjumit”.

Dhe më pas në studio pllakosi heshtja…

Asnjë fjalë nga gazetarët për gjuhën e shthurur që Basha ka përdorur më parë dhe vijon të përdorë. Jo vetëm për thirrjet që të thyhen xhama, të çahen goma dhe të rrihen nëpunësit e shtetit me grushta. As për djegien e qendrave të votimit. Por së paku për fjalorin që përdor ndaj Ramës, të cilit paralelisht po i bëhej gjyqi për ‘Gjinon’.

Kush e ka harruar, po i sjellim në vëmendje fragmentin e mëposhtëm ku Lulzim Basha pasi i preu gishtat polices Ina Nuka përmes militantëve të tij, e cilësonte Ramën si të çmendur, të sëmurë, hajdut dhe siç e thotë ai me “ë”-në në vendin e gabaur: “O plehër”!

Tani, gjykojeni vetë kush është më e rëndë: Gjinoja, gangsteri dhe horri, apo plehra dhe i çmenduri…

J.GJ./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë