VIDEO/ Messi shënon dopietë, gol edhe Suarez! Inter Miami fiton 2-3 dhe merr trofeun e parë në MLS! 'Pleshti' të 46-in

VIDEO/ Messi shënon dopietë, gol edhe Suarez! Inter Miami fiton 2-3 dhe merr trofeun e parë në MLS! 'Pleshti' të 46-in

Inter Miami feston trofeun

Inter Miami ka marrë tri pikë të rëndësishme kundër rivalëve direkt të Columbus Creu dhe vijojnë të jenë në krye të Konferencës Lindore në MLS amerikane të futbollit.

Në "Louer Stadium", Interi Miami fitoi 2-3 në udhëtim kundër Columbus Creu dhe padyshim njeriu i ndeshjes ishte Lionel Messi. "Pleshti" shënoi dy gola në fundin e pjesës së parë, duke 'tërbuar' vendasit.

Konkretisht në të 45 minutë dhe në 45+2, Messi e dërgoi sferën në rrjetë. Pjesa e dytë nisi me golin e vendasve, ndërsa vetëm pak çaste më vonë Luis Suarez shënoi golin e qetësisë. Në këtë sfidë kishte vend edhe për një tjetër gol nga Cucho Hernandez për rezultatin 2-3.

Lionel Messi e çon në 843 numrin e golave në karrierë, duke kërcënuar Ronaldon që ka 904 të tillë. Me 68 pikë Inter Miami prin kreun, duke lënë pas Columbus me 57 të tilla. Me këtë rezultat, Inter Miami fiton për herë të parë trofeun e Konferencës së Lindjes në MLS gjatë sezonit të rregullt, ndërsa më pas do i drejtohet play-off për titullin kampion. Ky trofe është i 46-ti për Messin në karrierë, duke u bërë futbollisti më i trofeshëm.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë

Lufta/ Kievi lëshon ‘shi’ dronësh ndaj Moskës! Forcat ruse bombardojnë një depo municioni në Ukrainë