Ish gardisti Paro Laçi trondit në 'Studio Live': Berisha, shkaktari i Tragjedisë së Otrantos! Për 'Katerin e Radës' lajmëroi Italinë se po vinte banda e Zani Çaushit e armatosur

Ish gardisti i Republikes dhe me pas presidenti i Klubit Partizani, Paro Laçi dha disa dëshmi tronditëse në Studio Live, Report Tv mbrëmjen e sotme. Laçi tregoi për Arbër Hitajn se si tragjedia e Otrantos në '97 me 86 viktima, familjarë shqiptarë që po shkonin drejt Italisë, ndodhi prej Sali Berishës në atë kohë presidenti. Ngjarja e tmerrshme ndodhi me 27 mars 1997.

Laçi punonte në atë kohë në gardën e republikës në mbrojtje të Berishës. Në atë kohë doli një info e pavërtetë se një anije me mitraloz ishte marrë nga Zani Çaushi dhe banda e tij dhe po shkonte drejt Italisë.

Berisha këtë informacion ja jep shtetit italian. Por në fakt në anije ishin qindra vetë familjarë, gra dhe fëmijë që kishin paguar Zani Çaushin për të shkuar drejt Italisë. Por nuk kishte banditë. Në Otranto, pala italiane i nxori përpara kryqëzorin dhe anija me shqiptarë nuk kishte mundësi të kthehej dhe u mbyt duke krijuar tragjedinë e njohur.

'Nëse është e pakënaqur nga këto gjykata, i kujtoj diçka duhet të kujtoj në 97 për respekt të viktimave, një denoncim i ri që nuk e kam bërë kurrë, fakt real. Më vjen mirë që më erdhi spontan. Argita e dimë që në 97, viti i famshëm, trazirat e mëdhaja, lufta civile, presioni nga Zani Çaushi që u dha lajmi në televizioni shtetëror u armatosën me urgjencë tek SHIK me gjeneral Agim Shehu.

Unë isha në gardë , u riarmatosua në mëngjes kemi hyrë në Fier. Kemi bërë duke shtirë në drejtim të Turizmit. Ishte urdhri po të shikonim dy njerëz të shtinim me armë. Përmbytjen në kanalin e Otrantos, janë disa fakte që SPAK duhet ta rishoh. Ishim në presidencë dhe erdhi lajmi, u vranë ata anëtarët e SHIK në Vlorë dhe garda kish informatorë, vjen një informacioni që Zani Çaushi ka marrë katërsilursin anije luftarake që çonte oficerët nga Vlora në Sazan.

Anije me një mitralozi 12.7 e lyer nga sipër dhe e kalbur nga poshtë. Paraqiste rrezikshmëri nëse ishte ky informacion, që garda dhe presidenti i përcjell një informacion Italisë po niset një anije luftarake e armatosur dhe është kryekriminel Zani Çaushi. Me gjithë bandën, nuk kishte Zani por një anije me disa persona familjarë dhe kishin hipur në anije me pagesë. Që të mos bëhesh rrugë dhe Zani Çaushi të forcohej dhe u lajmërua Italia janë armatosur dhe u nxori kryqëzata për gra e fëmijë. Ky ishte informacion e Berishës që i çoi Italisë. Kateri i Radës, që u mbyt në Otranto me 86 viktima. Dua të denoncoj. Është dora e Berishës.;

Berisha duhej të lajmëronte Italinë se po vinte një anije me gra dhe fëmijë, të cilët po shpëtonin nga tmerret e 1997, por i dhë një informacion krejt të rremë vetëm për të ndaluar tregtinë e paligjshme të bandës së Zani Çaushit. 

'Ka pasur një informacion, anija luftarake i doli përpara dhe kjo ka qenë një anije Hysen Musallari ka qenë kapiteni. Berisha duhet ti thoshte që janë disa të vuajtur gra dhe fëmijë dhe Zani i ka marrë lekë, i tha që Zani ka hipur me bandën e vet. Anija dukej në pamje e bukur me një mitraloz 12.7 nuk mund ta linte të hynte në brigjet italiane. I zuri rrugën dhe i eci drejtëpërdrejt nuk mund të kthehesh dot prapa. Është urdhër nga Sali Berisha në drejtim të Italisë. Komandonte nga më i madhi ,tek pastrusja e derës. Jam armatosur tek SHIK i Gazidedes në qafën e Koshtuvicës kur morëm urdhra ushtarakisht të papara. Vajza e Berishës e kalonte tek Nikolino përballë Hotel Dajti. Vinin familjarët për të ndez qiri, ne jemi vesh si ushtarak i kemi rraf këto nëna me të zeza. Që qanin për viktimat e tyre. Berisha na u drejtua dhe tha nuk janë asnjë familjar të viktimave', tha ish-presidenti i klubit Partizani.'

Sakaq, Laçi thotë edhe se si garda ku bënte pjesë u armatos nga SHIK për të shkuar në Vlorë, por nuk ndodhi për fat pasi mund të ishte një tragjedi shumë e madhe, nga një përplasje e mundshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:24
Paro Laçi tregon se si u dogj 'Koha Jonë': Doli një shkrim se si PD kishte marrë 50 milion lekë nga një firmë piramidale për një spektakël! Rrahëm dy gazetarë të huaj

 

Paro Laçi tregoi në 'Studio Live' se si u dogj me urdhër të Berishës gazeta 'Koha Jonë'. Laçi në atë kohë punonte në gardën e republikës dhe me urdhër të Berishës u dhunuan gazetarët dhe dy prej tyre ishin të huaj.

'Koha jonë bën një shkrim, ku ishin marrë disa para me një shkresë që u firmos në emër Albert Brojkës, ish kryetari të Bashkisë Tiranë, kërkohej për një spektakël dhe kishte dhënë firma piramidale 50 milion lekë. Nuk ishte firma e Brojkës. Ai u ndje i revoltuar. Në moment u bë një debat tek Koha jonë, dhe Brojka tha nuk është firma ime. U bënë gati për shkrim tjetër që Brojka nuk ka firmosur. Po nxirrte disa fakte që u dhanë lekë për një spektakël fushate të PD, iu drejtua me shkresë firmës piramidale. E pastaj një fjalë thanë gazetarët dhe fut e bjer gazetarëve. Ata paskan pasur një strukturë të dytë dhe nxorën shkrimet të nesërmen. Rrahëm dy gazetarë të huaj dhe i morëm kamerat. Berisha na tha bëtë mirë që  i rrahët, por kthejini kamerat. I rrahëm me shkop kaptinës. Në atë periudhë të rrihte  Berisha jo rroba e shtetit. Fut e bjer. Po shanin regjimin e Berishës.'

Ora 19:18
Paro Laçi: Berisha na dha urdhër të rrihnim me shkopa gome nënat e viktimave të Tragjedisë së Otrantos

Paro Laçi dha dëshmi në Studio Live se si tragjedia e Otrantos me 86 viktima ndodhi prej një informacioni të gabuar të qëllimshëm dhënë shtetit italian, sikur në birgjet italiane po vinte një anjie me bandën e Zani Çaushit e armatosur, kur në fakt ishin familje shqiptare që po shkonin drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Më pas nënat e viktimave po bënin një homazh duke ndezur qirinj në bulevardin përballë Hotel Dajtin. Berisha i jep urdhër gardës ku punonte në atë kohë dhe Paro Laçi që të dhunonin ato nëna, sepse nuk ishin nënat e viktimave por të dashurat e kriminelëve dhe të komunistëve.

'Fut dhe bjer atyre njerëzve, fut dhe bjer dhe atyre gazetarëve. Më bëri një dosje nipi i Berishës, Dritan Berisha. Bëra një burg të pafajshëm. Kam qenë në arrest shtëpie në Itali. Por kur kam qenë në burg, më kujtohet një thënie, duke  i rënë me shkop gome një prej grave na kishte thënë Berisha, ishim të rinj, na thuhej Berisha nuk është kriminel ata ishin kriminel. Edhe po të shkonim në Vlorë do kishim vrarë ose do na kishin vrarë. Një grua duke shkuar dhe i përzura, e mër bir më tha çtë kam bërë më tha. Po qaj viktima që nuk i kam. Ne nuk besonim që ishin viktima sepse na ishte bërë shiringa në kokë. Besonim se ishin të dashurat e kriminelave dhe komunistave. Kur vjen puna më thotë eh mor bir çtë bëra, e gjeç nga mos e pandehç. Dhe me të vërtetë e gjeta nga nuk e prita.'

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paro: 30/09/2024 21:00

    Ti ke pjerdh o paro laci

    Përgjigju
  • Ring: 30/09/2024 20:17

    Bravo per sinqeritetin. Nena qe te mallkoi te ka falur. Krimineli ka marre shume njerez ne qafe jo vetem ty dhe ende e bene. Shiko ata qe rrine poshte ballkonit te tij cdo nate.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion

Spahiu: PD djeg karriget sikur është shoqatë, sepse populli s’e mbështet për revolucion