Video/ Meta-Topallit: Pse u zgjove
kaq vonë? U zbukurove për miting!

Video/ Meta-Topallit: Pse u zgjove<br />kaq vonë? U zbukurove për miting!
TIRANE - Seanca e sotme plenare është mbyllur në një kohë rekord, në vetëm 15 minuta, me deputetët demokratë që janë përpjekur të bllokojnë punimet duke bërë zhurmë dhe rrethuar foltoren. Në këtë situatë mazhoranca ka votuar me shpejtësi projektligjet në rend dite.

Por edhe pse seanca si rrallë herë ka nisur në orën 10:00, orarin e përcaktuar, sërish kanë qenë deputetët e opozitës, konkretisht ish-kryeministri Sali Berisha dhe ish-Kryeparlamentarja Jozefina Topalli që kanë ardhur me vonesë duke humbur seancën.

Pikërisht për këtë të fundit, në fjalën e tij Meta është shprehur me ironi, duke thënë se këta duan edhe të marrin pushtetin me dhunë, edhe vijnë me vonesë në Parlament. Meta ka  krijuar edhe paralelizëm me qytetarët në protestë, që sipas tij për 10 mijë lekë pagesë janë zgjuar që herët për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

“Shumë vonë është zgjuar kjo zonja, si shpjegohet? Kjo do të vijë edhe me dhunë në pushtet edhe zgjohet në orën 11. Ata të shkretët me 10-mijë leksha janë zgjuar që në 5 të mëngjesit në autobuza. Zoti Braçe ti mos qesh, se ajo ka të drejtë që është vonuar se është zbukuruar për miting sot apo jo.” tha Meta

Pasi votimit të projektligjeve, Meta ka përshëndetur opozitën duke u shprehur se ai do të jetë në zyrën e tij.

"Ju vazhdoni me mitingun mua në zyrë me keni. Ju përshëndes, mua do më keni në zyrë. Përshëndeteni edhe Doktorin." tha Kreu i Kuvendit  

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë

Protesta, militantët mblidhen në selinë blu! Pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë