Në 'Olimpikun e Torinos', vendasit u mposhtën 1-2 nga Milani. Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll me rrjeta të paprekura, teksa Milani mori avantazhin në minutën e 64-t me golin e 19-vjeçarit Alphadjo Cisse, kjo me asistin e Rabiot i cili u hodh në fushë në vendin e Jasharit. Forma e mirë e Rabiot u vërtetua në minutën e 66-të kur francezi shënoi edhe golin e dytë në një hark të shkurtër kohor. Torino reagoi dhe ngushtoi shifrat me golin e Che Adams në minutën e tretë shtesë, por tri pikët folën për Milanin që i dhuroi një debutim ëndrrash në stol trajnerit Ruben Amorim.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi fitore me vuajtje, Milani bën detyrën në Torino! Tre pikë sigurojnë Atalanta dhe Lecce
LAJMET MË TË VLERËSUARA








