Në "Unipol Domus" të Sardegnas Milani barazoi 3-3 me vendasit e Cagliarit. Pas suksesit kundër Real Madridit në Champions League, kuqezinjtë e Fonsecas gjetën tre gola, por nuk i mjaftuan për të dalë me pikët e plota nga ishulli. Leao me dopietë në minutat 15 dhe 40 si edhe Abraham në 69 shënuan për Milanin. Ndërkohë Zortea (2') dhe Zappa me dopietë (53', 89') shënuan për Cagliarin. Për vendasit nga minuta e parë në këtë sfidë debutoi edhe Alen Sherri, shkodrani i portës së Kombëtares që do e kujtojë gjatë këtë pikë pasi merr minutat e para në Serie A. Nota 6.7 për Sherrin nga "SofaScore", që lë pas edhe Mike Maignan me vlerësimin.