Që prej fillimit të fushatës elektorale pamjet e kolonave të makinave me flamuj dhe bori pa fund, që shoqërojnë Lulzim Bashën në çdo qytet që shkon nëpër Shqipëri, janë bërë tashmë një refren i përditshëm. Karvani i gjatë i makinave shpesh është bërë shkak për bllokimin e trafikut.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Kreshnik Spahiu, ka publikuar një video ku shihen mbështetësit e PD që xhirojnë gomat e makinave në mes të rrugës.
Ai e quan sjellje primitive veprimin e militantëve të PD, ndërsa thotë se ky nuk është “ndryshim” por trishtim”.
“Disa njerëzve u ka ngel ora në vitin 1991 dhe s’ju lëviz. Këta s’quhen “ndryshim” por “trishtim” Shikoni dhe dëgjoni sa primitive”, shkruan Spahiu.
Kafshe.
Përgjigju