MOSKË, Rusi - Mirlind Daku duket se është abonuar me golin në Rusi. Për javën e 17-të të Premier League ruse, gjilanasi ka shënuar golin e dhjetë këtë sezon.

Në përballjen kundër CSKA-së së Moskës, Daku shënoi golin e parë për Rubin Kazan pas 43 minutave lojë, duke u dhënë epërsinë miqve. Gol tërësisht shqiptar, me Shabanhaxhaj që asistoi bukur për Dakun, i cili nuk e pati të vështirë t'ia kalonte topin poshtë këmbëve portierit, për ta ndalur sferën në rrjetë.

Duket se sulmuesi i Kombëtares e ka të lehtë të shënojë në të tilla aksione.