Në stadiumin 'Benito Stirpe', vendasit e Frosinones ia bënë jetën të vështirë Juventusit, megjithatë 'Zonja e Vjetër' ia doli të fitonte 0-1 falë një goli të mbrojtësit Bremer. Ishte minuta e 22-të kur një krosim i Conceiçaos nga e majta bëri që braziliani me kokë ta linte sferën pas krahëve të portierit Palmisani. Te Frosinone Luis Hasa u fut në fushë në minutën e 67-të, ndërsa te Juventusi Edon Zhegrova luajti 21 minuta. Ky është sezoni i 11-të radhazi që Juvja e nis me fitore sezonin në Serie A.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Juventusi fitore me vuajtje, Milani bën detyrën në Torino! Tre pikë sigurojnë Atalanta dhe Lecce
LAJMET MË TË VLERËSUARA








