Mexico City - Festimet për fitoren e Meksikës në ndeshjen hapëse të Kupës së Botës u zbehën disi nga përplasjet e dhunshme jashtë stadiumit 'Azteca' pak para fillimit të ndeshjes, teksa tifozë pa bileta dhe protestues u përpoqën të hynin në stadium.
Gurë dhe shishe u hodhën ndaj policisë pranë portës numër tetë, ndërsa mediat lokale raportuan se dhjetëra persona u arrestuan si pasojë e incidenteve. Megjithëse policia e Mexico Cityt ka qenë e angazhuar gjatë gjithë javës me protesta nga mësues, gjyqtarë të pensionuar dhe familje të 130 mijë personave të zhdukur në vend, trazirat pranë stadiumit nuk dukeshin të kishin motive politike.
Një grup burrash me fytyra të mbuluara dukej i vendosur të sulmonte portën, duke hedhur tulla, bomba molotovi dhe objekte të tjera, çka bëri që disa policë të kishin nevojë për trajtim mjekësor.
“Pothuajse 200 individë me fytyra të mbuluara u shkëputën nga dy grupe protestuesish prej rreth 800 personash, por situata u vu nën kontroll nga policia metropolitane”, tha një zëdhënës i Sekretariatit të Sigurisë Qytetare të Meksikës.
Të paktën pesë grupe të ndryshme protestuesish ishin mbledhur pranë stadiumit, pavarësisht bllokimit të rrugëve në një rreze prej rreth 3 kilometrash përreth tij. Megjithatë, frika se protestat mund të vononin fillimin e ndeshjes rezultoi e pabazë.
Një aktivitet i organizuar nga FIFA Fan Fest në sheshin qendror Zócalo të qytetit u zhvillua sipas planit, pavarësisht përpjekjeve të grupeve protestuese për ta anuluar atë.
Presidentja e Meksikës, Claudia Sheinbaum, nuk mori pjesë në ndeshje, pasi ia dhuroi biletën e saj një fituesi 21-vjeçar të lotarisë.
#URGENTE ?I Se registran disturbios cerca del Estadio Ciudad de México
— Josue Aguilar (@josuealeexis) June 11, 2026
Momentos de tensión se vivieron en las inmediaciones del Estadio Ciudad de México, donde se reportaron quemas y la volcadura de un vehículo durante una serie de disturbios.
⚠️Imágenes muestran incendios y… pic.twitter.com/m4mzHbT5We
Komente







