Ushtria izraelite ka pranuar autorësinë e sulmit të rëndë të kryer ditën e sotme në Gaza, mbi një turme palestinezësh që po merrnin ushqime dhe ndihma të ndryshme.
Sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, sulmi ka shkaktuar vdekjen e 104 personave, por ende nuk është e mundur të kemi një numër përfundimtar.
Të vdekurit dhe të plagosurit u dërguan në spitalin Al-Shifa.
Izraeli publikoi momentin e sulmit të filmuar nga dronët e ushtrisë duke thënë se një luftë shpërtheu rreth kamionëve në të cilët palestinezët plaçkitën furnizimet.
"Gjatë incidentit, dhjetëra Gazanë u plagosën në përplasje. Ne qëlluam",-thuhet në deklaratë.
Lajmi kryesor:
Lufta në Rripin e Gazës/ Po prisnin të merrnin ndihma ushqimore, 104 palestinezë vriten nga sulmet izraelite! 760 të plagosur! SHBA: Po hetojmë ngjarjen, Izraeli të japë shpjegime










