EKSKLUZIVE/ VIDEO e shpërthimit që terrorizoi Sarandën, Report Tv siguron pamjet e momentit kur hidhet në erë me 30 kg dinamit hotel ‘Bizanti’

Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të momentit kur hotel ‘Bizanti’ në Sarandë shpërthen nga tritoli që i ishte vendosur nga persona ende të paidentifikuar mëngjesin e sotëm. Hoteli është shkatërruar tërësisht ndërsa dëme të mëdha ka edhe në bizneset deri në 300 metra larg dhe në rrugë ku shfaqen copa xhami të thyera.

Shpërthimi i fuqishëm ka shkaktuar terror për banorët rreth orës 05:55 të mëngjesit pasi janë zgjuar të tronditur nga zhurma e fortë. Ata thonë se ngjante si “akt terrorist” që i ka shokuar të gjithë. Një banore u shpreh se tronditja ishte aq e fortë sa iu duk si tërmet. 

Hotel ‘Bizant’, një prej hoteleve më të vjetra në Sarandë, i pozicionuar në shëtitoren e qytetit, është hedhur në erë mëngjesin e sotëm, pasi i është vendosur 30 kg dinamit. Hoteli ka 2 ortakë, Spiro Çabirin dhe Dhimitër Evangjeliu që janë në proces gjyqësor me njëri-tjetrin për pronësinë që prej vitit 2002. Anëtarët e 2 familjeve janë shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshmitë e tyre në lidhje me ngjarjen.


Lajmi kryesor:

Terror në Sarandë/ I vihet bomba hotelit në shëtitore, rrafshohet godina! Disa të shoqëruar! Dëme në biznese e banesa! Ortakët në gjyq për pronësinë prej 2002 - VIDEO


Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:42
Kush është biznesmeni i ekzekutuar në dhjetor 2022 që ka tentuar të blejë hotelin që u rrafshua sot nga tritoli në Sarandë

1676303087_hdhdg.JPG

Një detaj që duket e do i japë një tjetër rrjedhë hetimeve të shembjes së hotel ‘Bizantit’ në Sarandë, është se biznesmeni i vrarë Edmond Papa ka dashur që ta blejë. Flitet se Papa (i ekzekutuar në dhjetor 2022)  ka bërë tentativa për ta blerë këtë hotel. Deri më tani nuk konfirmohet se kjo është një nga pistat e hetimit, por pa dyshim do të vijojnë hetimet për të zbardhur mbi motivet dhe autorët e këtij atentati që solli rrafshimin e një prej hoteleve më të vjetra në Sarandë.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu zbulon faktet: Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër në zgjedhjet e 11 Maj! Në disa shtete, PD dhe PD do shpalleshin të jashtëligjshme!

Spahiu zbulon faktet: Berisha dhe Rama do shkrijnë çdo parti tjetër në zgjedhjet e 11 Maj! Në disa shtete, PD dhe PD do shpalleshin të jashtëligjshme!