“Shkatërruesi me raketa i drejtuara USS Spruance ka interceptuar anijen Touska ndërsa lundronte në veri të Detit Arabik me shpejtësi 17 nyje, me drejtim Bandar Abbas, në Iran”, thuhet në një komunikatë të Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara. “Forcat amerikane kanë lëshuar disa paralajmërime dhe kanë informuar anijen me flamur iranian se po shkelte bllokadën detare amerikane”.
Forcat e armatosura amerikane kanë publikuar një video që tregon një shkatërrues me raketa të Marinës amerikane duke hapur zjarr ndaj anijes tregtare iraniane. Sipas Centcom, pasi për gjashtë orë ekuipazhi i Touska-s “nuk iu bind paralajmërimeve të përsëritura”, Spruance urdhëroi anijen të evakuonte dhomën e motorëve.
Shkatërruesi me raketa çaktivizoi sistemin e shtytjes së anijes tregtare iraniane “duke qëlluar disa herë me topin e tij MK 45 prej 5 inçësh në dhomën e motorëve të Touska-s”. “Më pas, marinsat amerikanë të Njësisë së 31-të Ekspedicionare të Marinsave hipën në bord të anijes, e cila mbetet nën kontrollin e Shteteve të Bashkuara”, thuhet në deklaratën e Komandës Amerikane, sipas së cilës forcat e saj “kanë vepruar në mënyrë të matur, profesionale dhe proporcionale për të garantuar zbatimin e masës”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Irani nuk tërhiqet nga bllokimi i Hormuzit! SHBA publikon videon duke sulmuar anijen iraniane, Teherani: Do të reagojmë së shpejti
Komente











