VIDEO/ Momenti kur militantët e Hamasit thyejnë kufirin e fortifikuar të Izraelit, pamje nga kamerat e sigurisë! Hyjnë me deltaplan, motorë e makina

 

 Dhjetra luftëtarë me motora dhe dhe makina kanë arritur të kalojnë kufirin e fortifikuar që ishte ndërtuar nga Izraeli dhe rrethonte Rripin e Gazës. Një shfaqje masive të forcës që e kapi Izraelin të papërgatitur. Ende nuk është e qartë si skuadrat kanë arritur të kalojnë kurifin.

Luftëtarët e Hamasit duket se kanë arritur të përfitojnë dhe nga sulmet intensive me raketa nga Gaza drej Izraelit që nisi mëngjesin e sotëm në orën 07:00. Më pas në një moment të dytë me deltaplan automjete e motoçikleta njerëz të armatosur u panë tek kalonin portat e hapura dhe përparuan me kilometra brenda. Në atë zonë në rrethana normale nuk ishte e mundur që palestinezët e Gazës të bënin një hap, por të gjitha skemat e mbrojtjes izraelite - të cilat ishin të fortifikuara prej 2007 - u shembën.

Në fillim të sulmit, të paktën një deltaplan me një luftëtar të Hamasit u pa duke kaluar kufirin e fortifikuar në zonën e Sderotit. Më pas ekipet e Hamasit me kamionçina u shpërndanë në të gjithë zonën dhe filluan të qëllonin civilë.  Më pas erdhën dhe të tjerë me motora. Në shumë video, palestinezët shihen në bordet e makinave izraelite të kapura, gjë që mund të ketë rritur konfuzionin dhe ngadalësuar reagimin e ushtrisë izraelite.


Lajmi kryesor:

Hamasi breshëri raketash mbi Izraelin, 250 të vdekur, 164 pengje! Netanyahu: Do ta shkatërrojmë, jemi në luftë! Jeruzalemi sulm ajror mbi Gaza! 232 viktima, 1,600 të plagosur


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë