VIDEO/ 'Mos t'i lëmë evropianët të ngrijnë nga i ftohti', Lukashenko shfaqet duke prerë dru, bënë ironi në një kohë krize energjetike

VIDEO/ 'Mos t'i lëmë evropianët të ngrijnë nga i ftohti', Lukashenko shfaqet duke prerë dru, bënë ironi në një kohë krize energjetike

Aleksandër Lukashenko

"Le të mos i lëmë evropianët të ngrijnë", ky është "apeli" i drejtuar, me sa duket Rusisë, nga presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko.

Në një video të postuar në rrjetin social "Telegram" nga zyra e tij e shtypit, Lukashenko shfaqet duke prerë dru dhe duke mos i kursyer ironitë, thotë se:

"Ne do t'i ndihmojmë vëllezërit tanë dhe ndoshta një ditë ata do të na ndihmojnë ne,".

“Duhet të mendojmë për gjendjen e fshatarëve, punëtorëve dhe jo të të pasurve. Gjëja më e rëndësishme është që Duda dhe Morawiecki (presidenti dhe kryeministri polak) të mos ngrijnë në Poloni. Ata janë fqinjët tanë. Ndoshta ata do të vijnë në vete”, tha presidenti bjellorus, dhe një nga aleatët më besnik të Moskës.

Kjo video vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis vendeve evropiane dhe Minskut, një aleat i Rusisë, janë shumë të tensionuara. Bjellorusia thuhet se vuri territorin e saj në dispozicion të Moskës për të shërbyer si praparoje për ofensivën kundër Ukrainës.

Në kuadër të këtij konflikti në Ukrainë, Rusia, furnizuesi më i madh i hidrokarbureve në Evropë, uli ndjeshëm furnizimet e saj me gaz, duke shkaktuar rritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe gazit. 

 

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Toni: 14/09/2022 22:10

    MOs u bar merak ti per europianet se ne litare e ke vendin .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?

Përse Wisconsin është thelbësor në garën presidenciale të vitit 2024?