VIDEO/ Moti i keq, çahet asfalti në Koplik

 

Kjo ka qenë qendra e qytetit të Koplikut mëngjesin e kësaj të mërkure.

Reshjet intensive, dhe dalja nga shtrati i përroit të thatë në bashkinë Malësinë e Madhe ka shkaktuar dëme në banesa dhe biznese ndërkohë që qendra e qytetit të Koplikut dhe zonës së Bajzës ka qenë e pushtuar nga uji për disa orë.

Situata e krijuar nga reshjet intensive dhe fryrja e përroit të Thatë ka sjellë edhe angazhimin e strukturave të emergjencës në Malësinë e Madhe përfshirë forcat e policisë dhe ato zjarrfikëse.

Dëmet më të mëdha janë shkaktuar në fshatrat Gradec dhe në lagjen Culaj në qytetin e Koplikut ndërkohë që si pasojë e vërshimit të ujit nga Përroi i Thatë ka pasur dëmtime edhe në infrastrukturën rrugorë ku disa rrugë të fshatrave janë dëmtuar.

Nga bashkia e Malësisë së Madhe,  po bëhet evidentimi i dëmeve të shkaktuara nga moti keq gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.


Lajmi kryesor:

Përroi del nga shtrati, përmbyt qytetin e Koplikut! Çahet asfalti! Uji hyn në banesa e biznese! Nën ujë dhe shëtitorja e Sarandës e Ksamili


SI.E./r.k./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë