Një mrekulli inxhinierike dhe sportive mund të konsiderohet fundjava e Andrea Kimi Antonellit në Melbourne, me pilotin e Mercedes që i mbylli i dyti kualifikueset e GP së Australisë.
Gjatë provave të treta të lira, 19-vjeçari nga Bologna e përplasi njëvendëshen e tij me barrierat anësore të pistës, duke e lënë thuajse të shkatërruar. Vetëm saktësia dhe shpejtësia e mekanikëve të Mercedes bëri që ai të mund të rikthehej në pistë me një makinë në gjendjen e duhur dhe të merrte vendin e dytë pas shokut të skuadrës, Russell. Vërtet një mrekulli nga ekipi i Mercedes.
Kimi Antonelli into the barrier! ?
Here's the sizeable crash which ended the Mercedes driver's FP3 ?#F1 #AusGP pic.twitter.com/ZC1PrM1JE0— Formula 1 (@F1) March 7, 2026
Lajmi kryesor:
Formula 1/ Mercedes dominon kualifikueset në Melbourne, Russell në 'pole position'! Ndjek Antonelli, Ferrari në pozicionin e katërt






