VIDEO/ Gjashtë gola dhe përmbysje, Barcelona dhe Inter 'asist' Bayern, bavarezët kalojnë në play-off! Liverpool i shënon 7 gola Rangers, fitojnë Tottenham dhe Marseille

Champions League zhvilloi tetë ndeshjet e sotme, të vlefshme për raundin e katërt në grupe. Në Itali, Napoli fitoi 4-2 me Ajax për tri pikë që i siguruar daljen në dy vendet e para të grupit A. Me diferencë nga Liverpool i vendit të dytë, napoletanët bëhen skuadra e parë që kalon grupet. Skuadra e Spalletit iu fal golave të Lozano, Raspadori, Kvaratskhlia dhe Osimhen. Për Ajax shënuan Klaassen dhe Bergwijn.

Në Madrid, Atletico barazoi 0-0 me Club Brugge. Edhe në ndeshjen e kthimit skuadra e Simeone nuk ia ka dalë t'i rrëmbejë tri pikë belgëve, që janë në krye të grupit me 10 pikë.

Barcelona dhe Inter barazuan 3-3 në një ndeshje dramatike, Bayer Leverkusen humbi në shtëpi 0-3 me Porton, ndërsa Bayern Munich fitoi 2-4 në transfertën çeke me Plzen. Me këtë rezultat dhe barazimin në Camp Nou, gjermanët bëhen skuadra e dytë pas Napolit që kalon në fazën play-off.

Liverpool përmbysi Rangers, me djemtë e Klopp që fituan 1-7 në Skoci. Marseille u imponua në Portugali, aty ku fitoi 0-2. Në Londër, Totenham ia doli të marrë tri pikë me fitoren 3-2 kundër Frankfurt.

18:45

FT/ Atletico Madrid 0 - 0 Club Brugge

FT/ Napoli 4 - 2 Ajax (Lozano 4', Raspadori 16', Kvaratskhlia 62' (p), Osimhen 90'/ Klassenn 49' Bergwijn 83' )

21:00 

Barcelona 3 - 3 Inter (Dembele 40', Lewandowski 82', 90+2' / Barella 50', Lautaro 63', Gosens 89')

Bayer Leverkusen 0 - 3 Porto (Galeno 6', Taremi 53', 64')

Plzen 2 - 4 Bayern Munich (Vikanova 62', Kliment 75' / Mane 10', Muller 14', Goretzka 25', 35')

Rangers 1 - 7 Liverpool (Arfield 17' / Firmino 24', 55', Nunez 66', Salah 76', 80', 82', Elliott 87')

Sporting 0 - 2 Marseille (Guendouzoi 20', Sanchez 32')

Tottenham 3 - 2 Frankfurt (Son 20', 36', Kane 27' / Kamada 14', Alidou 87')

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:10
VIDEO/ Barazim dramatik dhe 6 gola në 'Camp Nou', Barcelona paqe me Inter

Barcelona dhe Inter barazuan 3-3 në ndeshjen e katërt të grupit C, me kualifikimin që ende nuk dihet për ta. Dembele shënoi i pari për vendasit, me Inter që përmbysi me Barella dhe Martinez. Lewandowski me dopietë dhe Gosens dërguan shifrat në 3-3, me zikaltërit që mund të merrnin tri pikë. Në fundin e ndeshjes pesë minuta edhe për Asllanin te miqtë.

Barcelona 3 - 3 Inter (Dembele 40', Lewandowski 82', 90+2' / Barella 50', Lautaro 63', Gosens 89')

 

Ora 23:04
VIDEO/ Bayern Munich mposht çekët, bavarezët 'kopjojnë' Napolin dhe kapin play-off

Bayern Munich fitoi 2-4 me Vitoria Plzen në Çeki. Bavarezët kalojnë në raundin play-off, duke iu falur golave të Mane, Muller dhe dopietës së Goretzka. Vikanova dhe Kliment shënuan te vendasit. Me 12 pikë, Bayern lë pas Inter dhe Barceona në grupin C duke kaluar në fazën me eleminim.

 

Ora 20:55
VIDEO/ Brugge makth i Atletico Madrid, skuadra e Simeone komplikon kualifikimin

Atletico Madrid barazoi 0-0 me Club Brugge në Spanjë. Skuadra e Simeone u ndal në shtëpi, me Brugge që fitoi edhe në ndeshjen e parë. Tanimë skuadra e Simeone mban vendin e dytë në grupin B. Me 10 pikë, skuadra belge prin kreun dhe kërkon kualifikmin në ndeshjen e radhës.

 

Ora 20:46
VIDEO/ Skuadra e parë që del nga grupet e Champions, Napoli 'tërbon' Ajax

Napoli fitoi 4-2 me Ajax për grupin A në Champions League. Për ndeshjen e katërt në grupe, skuadra e Spallettit iu fal golave të Lozano, Raspadori, Kvaratskhlia dhe Osimhen, për t'u bërë skuadra e parë e kualifikuar për në fazën me eleminim direkt. Për Ajax shënuan Klaassen dhe Bergwijn. Me 12 pikë pas katër ndeshjeve, Napoli prin me 12 pikë, ndërsa Ajax me tri pikë qëndron në vendin e tretë.

Napoli 4 - 2 Ajax (Lozano 4', Raspadori 16', Kvaratskhlia 62' (p), Osimhen 90'/ Klassenn 49' Bergwijn 83' )

 

S.DH/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj

Rijetëzimi i industrisë ushtarake, Peleshi: NATO na hartoi raport për gjendjen e uzinave! Interes nga investitorë, do jemi aksionerë! Ndryshime edhe në ligj