33 vite pritje për titullin e tretë në Serie A. Napoli prej ditësh është në festë dhe me gjasë këtë mbrëmje do zyrtarizojë trofeun e këtij sezoni në futbollin elitar italian. Tanimë të gjithë janë në festë, teksa diçka e tillë ka përfshirë edhe një prift në kishë.
Kleriku katolik ka "infektuar" edhe besimtarët në kishë, të cilët kanë nisur këngën. "Unë do të jem me ju dhe ju nuk duhet të dorëzoheni. Ne kemi një ëndërr në zemrat tona. Napoli është rikthyer kampion", dëgjohet në video.
Skuadra e Spallettit ka dominuar këtë sezon në Serie A, me lojë dhe rezultate.