Në "Maradona" Napoli fitoi 2-1 kundër Juventusit dhe pas 22 javësh i shkakon "Zonjës së Vjetër" humbjen e parë sezonale në Serie A. Më të dhimbshme këtë disfatë për bardhezinjtë e bën fakti se erdhi me përmbysje. Pjesa e parë u mbyll me golin e Kolo Muanit në minutën e 43. Francezi vetëm dy ditë më parë firmosi te Juvja dhe në debutim ia doli të shënonte. Paçka golit të tij, vendasit e Antonio Contes përmbysën ndeshjen me golat e Anguissa në minutën e 57-të dhe Lukakut në të 69 minutë (me penallti). Tanimë Napoli shkon të kuotën e 53 pikëve për vendin e parë dhe sheh shtatë fitore radhazi në kampionat. Nga ana tjetër Juventusi me 37 pikë mbetet në vendin e pestë dhe ka vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit.