VIDEO/ Napoli vendos 'diktatin' në Serie A, 3 gola në 'Maradona'

VIDEO/ Napoli vendos 'diktatin' në Serie A, 3 gola në 'Maradona'

Goli i Osimhen

Serie A e futbollit është në javën e 22-të. Napoli fitoi dje 3-0 me Cremonesen në "Diego Armando Maradona", duke vendosur diktatin dhe ruajtur distancën me ndjekësit. Djemtë e Spallettit shënuan që në minutën e 22-të me Kvaratskhelia, teksa në pjesën e dytë Osimhen (65') dhe Elmas (79') dërguan shifrat në 3-0. Napoli zhyt më shumë në fundin e Serie A skuadrën nga Cremona.

Tanimë Napoli me 59 pikë mban kreun e Serie A, 16 pikë më shumë se Interi i vendit të dytë. Zikaltërit kanë një ndeshje më pak, ndërsa luajnë sot me Sampdorian në transfertë në orën 20:45.

Kryesuesit e Napolit po zhvillojnë një sezon fantastik, teksa në 22 ndeshje kanë 19 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje. Duket se me këtë ritëm dhe 16 javë të mbetura, Napoli është drejt titullit kampion në futbollin italian.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)

Hani i Hotit/ I dënuar me 4 vite burg nga drejtësia polake, kapet 61-vjeçari me qëllim ekstradimin (EMRI)