Lezhë/ Shisnin kanabis nëpër qytet, 2 të arrestuar dhe 2 nën hetim! Sekuestrohen 340 doza gati për shitje

Lezhë-Qindra doza kanabis gati për shitje u sekuestruan gjatë një operacioni të koduar Start-Smart”, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë së Lezhës.

Policia bënë me dije se u rrestuan në flagrancë Martin Përvathi, 29 vjeç dhe Amarildo Gjergji, 30 vjeç, banues në Lezhë, të dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim. 

Këta shtetas janë ndaluar nga shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, ndërkohë që qarkullonin me automjet, në qytetin e Lezhës dhe nga kontrolli i ushtruar në automjet, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, qindra doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.

Në vijim të veprimeve procedurale policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e shtetasit Martin Përvathi, ku u gjetën 323 doza kanabisi si edhe në banesën e shtetasit Amarildo Gjergji, ku u gjetën 18 doza kanabisi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.  

Ndërkohë, policia ka nisur procedim në gjendje të lirë për dy persona të tjerë.

‘Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, për shtetasit P. P., 60 vjeç (babai i shtetasit Martin Përvathi) dhe A. GJ, 24 vjeçe (bashkëjetuesja e shtetasit Amarildo Gjergji)’, njoftoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

S.G/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    18 Nëntor, 10:37

    Bonus 100 e 150 euro për fundvit për pensionistët, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë

Gjyqtarë nga Portugalia në Tiranë, UEFA cakton arbitrin për sfidën Shqipëri - Ukrainë