SHBA - Ky është një nga ato rastet, ku pavarësisht situatës punonjësit të policisë i duhet të kryejë detyrën. Një grua në Arizona është arrestuar “ilegalisht” në shtëpinë e saj ndërsa ndodhej e zhveshur. Ish-oficeri i policisë, Doug Rose është nën hetim pasi incidenti i regjistrua nga një kamera.

E arrestuara, Esmeralda Rossi thotë se polici hyrë në banesën e saj dhe e prangosi pa i dhënë ndonjë shpjegim. “U ndjeva e pashpresë, e dhunuar dhe të them të drejtën e keqtrajtuar”, thotë ajo.

Oficeri shkoi në shtëpinë e saj pas ankesës së fqinjëve për zhurmë nga debate mes saj dhe ish-bashkëshortit. “Isha në dush. Vajza ime erdhi në banjë dhe më tha se dy oficerë policie ishin tek dera. Dola me peshqir”, tregon ajo.

Kur oficerët u bënë agresivë, ajo dhe vajza e saj morën telefonin për të regjistruar atë që po ndodhte. Pas debatit me punonjësit e policisë, ajo u arrestua ndërsa përpiqej të mbante të veshur peshqirin.