VIDEO/ Në SHBA nuk vendos
vota popullore, por ajo elektorale

SHBA - Ndryshe nga ç'ndodh në shumë vende të botës, në SHBA nuk është vota e popullit ajo që përcakton se cili kandidat do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë. Rezultati përfundimtar përcaktohet përmes votës elektorale nga 538 anëtarët e Kolegjit zgjedhor.

Këta të fundit janë një grup njerëzish të quajtur ndryshe si elektorët e mëdhenj të cilët zgjidhen nga populli. Për shembull California ka 53 anëtarë në dhomën e përfaqësueseve dhe 2 në senat, gjithsej ky shtet siguron 55 vota elektorale.

Por çfarë kuptojmë me votë elektorale? Ishin pikërisht etërit e kushtetutës të cilët vendosën në vitin 1787 këtë sistem me qëllimin për të mbrojtur shtetet e vogla nga dominimi i atyre me popullatën më të madhe.

Secili nga 50 shtetet amerikane ka numër të barabartë të votave elektorale me numrin e anëtarëve të Kongresit. Nëse rezultatet e zgjedhjeve janë të barabarta, ose rezultat është i ngushtë atëherë është Dhoma e Përfaqësuesve ajo që zgjedh presidentin.

Pse pikërisht ky numër, 538 anëtarë? Është shuma e 435 përfaqësues te kongresit ,plus 100 senatorët dhe 3 përfaqësuesit e distriktit të Kolumbias.

Ata mblidhen në 19 dhjetor për të zgjedhur presidentin dhe në 20 janar Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës merr zyrtarisht detyrën. Sa më shumë njerëz të ketë një shtet aq më shumë vota elektorale sigurohen.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)

Atentati ndaj 30-vjeçarit në autostradën Vlorë-Fier, makina e autorëve në flakë duke u djegur (VIDEO)