SKOCI - Fantazisti i Kombëtares, Nedim Bajrami ka shënuar golin e radhës me fanellën e Rangers në Skoci. Bajrami ndëshkoi rivalët më të mëdhenj të Rangers, pikërisht Celtic në finalen e Kupës së Ligës.
Duhej minuta e 41-të kur një top i kthyer nga portieri i Celtic mbeti "pa zot" në zonë dhe shqiptari nuk e pati të vështirë ta ndalte në fundin e rrjetës, pasi më parë e kishte nisur vetë aksionin. Festë me 'shqiponjë' nga fantazisti.
Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e Rangers (1-0) me golin e Bajramit. Më pas në kohën e rregullt dy ekipet u ndanë 3-3 dhe me penallti fitues doli Celtic.
Kujtojmë se derbi i Glasgow mes Rangers dhe Celtic është ndër më të zjarrtët në Evropë.